Sofia Nako Susac
Ëndërrim
Pëshpërisja nën buzë fjalët që dilnin nga kjo zemër' e dashuruar,
si në hoje bletësh zbukuruar rreth' i saj,
syri përlotur i shoqëronte dhe shkëlqimin e hëntë, hidhte mbi to...
Ishullin e ndjenjave përshkova si të ishte aq ngrohtë në thellësi.
Nuk kishte valëzim ujrash dhe thellësia s'kish ngjyrën gri,
me trupin tim e mbroja për sa kohë unë desha të ruaja çdo qelizë...
Të pamundurën kërkoja të shpërbëj,
dëshirat që dua në krahë-pulëbardhash t'i vendos dhe heshtjes t'i them merri,
por më ndodh edhe kështu,
ndërsa unë prisja me ankthin mbërthyer të rrëmbeja puthjen tende,
vjedhurazi m'u zhduke si një ngjalë ujërave të turbëllt'
ndërkohë, mendoja se nuk mund të ndodhte...
Zemra nisi të luante me rrahjet kardiake si në atë kohë,
kur sytë e mi u përplasën me të tutë
edhe pse këta sy kullojnë lotë të nxehtë
mua më mban deshira të të puth.
Sa shumë do doja në këtë çast...!
A thua s'do kem rast, të qëndroj si atëherë krahëve të tu,
ashtu si era puthjen merr, po ashtu supeve të bardhë, të më mbështjellë..?

Komente 0