Sofia Nako Susac
Lermë
Lermë të bie krahëve të tu, hapur si qiell' i pa fund,
rrëmbim'thi të lëshohem n'fluturim, hapësirave të të puth gjithkund'.
Lermë vezullimesh të shpërndahem, aromës qiellore të shetis,
ashtu e shpenguar të thërras emrin, që aq shumë të dua, shpirti im...
Lermë të bie krahëve të tu, mbamë të peshoj trupit tënd,
s' kam frikë qiellit të lëshohem, zemrës tënde do ta gjej atë vend.
Prano vezullimesh të shpërndahemi, si yje, lulesh qiellorë,
mos kemi frikë të dashurohemi, ashtu, shtrënguar, dorë më dorë...
Lermë të bie krahëve të tu, yjeve t'ua dëgjojmë muzikën,
mes tyre të puthemi ngado, dashurisë, t'ia zbulojmë sekretin...!

Më shumë nga Sofia Nako Susac
Komente 0