Sofia Nako Susac
Dua Te Ndez Errësirën
Greminë lutjesh të pathëna,
kjo mbrëmje u kthye.
Ti u largove me krisjen e kohës.
Unë doja errësirën të ndizja,
drejt përqafimit,
ndezje mallesh dhe
gjith' fjalët që s'u thanë
të ngrohja dalë-ngadalë,
jetës t'ia ndalja shqetësimin,
prandaj qirinjtë sot po ndizen,
por lotët e mi që u shumuan,
s'mundem ti fsheh në mes turmës,
do desha të kthej errësirën...!
kjo mbrëmje u kthye.
Ti u largove me krisjen e kohës.
Unë doja errësirën të ndizja,
drejt përqafimit,
ndezje mallesh dhe
gjith' fjalët që s'u thanë
të ngrohja dalë-ngadalë,
jetës t'ia ndalja shqetësimin,
prandaj qirinjtë sot po ndizen,
por lotët e mi që u shumuan,
s'mundem ti fsheh në mes turmës,
do desha të kthej errësirën...!
Komente 0