Sofia Nako Susac
Në Një Ditë Të Bukur Vere
E shihja si notonte qetë, qetë
veshur me blunë e egërsisë të detit Jon.
Shpirtin i shihja nga larg shoqëruar me mélodinë e violinave të valëve rralluar.
Supet e tij të skulpturta, reflektoheshin nga rrezet e diellit.
E lashë guximin të rendëte me not të ngadaltë për të iu afruar ashtu qetë.
Flluckat e ujrave të kripur, nisën të egërsonin lëkurën e buzëqeshjes.
Kur mendoja për puthjet që do rrëmbeja rreth buzëve te tij,
kripa e ujit, ëmbëlsohej e gjitha.
Ishin puthjet më të kripura, por më të ëmbëlta, njëkohësisht,
në atë ditë të bukur vere...!

Komente 0