Sofia Nako Susac
Ti, Koha Ime
Shumë larg
hapësirave të kohës shkundim pagjumësitë shekullore
mureve të shpirtit, kuadrateve me korniza heshtur
brazdave të mendimeve pa emër...
Ti, o njeri,
pushtuar ndjenjash
të kanë hidhëtuar gjuhën e historisë.
Me ty flas...
Dua të çjerr tokën prej shekujve,
në vatrat e ngrohta
të flasësh me gjuhën
përtej vërtetësisë, të rishkruhesh...
Toka është e pafundëme në hapësirën kohë,
e nëse s’mjafton, mureve deri në qiell
shkruaje historinë me duart'
sa ende nuk t’i kanë prerë...
Zot i madh
mos e ndalo,
mos e tjetërso njeriun e vërtetë...!
Vals valësh ktheje,
shelgje që futen liqenjëve njomur kryet,
vërtetësi hyjnish bëje veprën e tyre...
Një pjellë e ligë,
kërkon të hedhë mbeturina jetëve tona, por,
Ti o njeri, fol me zë të kadifenjtë,
përtej shpirtit edhe lënduar qofsh' ngjitu dashurisë së paqtë.
Dehe imazhin kohë
midis rrjeshtave të sërgjyshërve ilirianë,
sërvirur me kupa gjaku, rrjedhave të trungut tënd të listë.
Dhimbje të ndryshme, qëndrojnë të heshtura,
ato nuk mund të fiksojnë fatin e shpresave tona,
pa folur Ti...
Ti, koha ime!
Vishu me tingujt e zërit, shkruar magjishëm,
zhvishe lëkurën e trupit të rremë me britmat e shpirtit.
le ta quajmë tashmë një fletë, grisur vdekjes...
Vatrat janë përplot jetë,
presin t’u flasësh me krahë historish...
Duhet ngritur volumi i jehonave shpirtërore.
Shfaqe ditën, thëngjinjtë që flenë nën hirin e ngrohtë,
zgjuar do të rindizen përsëri...
Le të na shohë përtej syrit të mendjeve
e pashmangëshmja plejadë shpirt'ndritur, stërnipërve arbër
të lindjes kohë, në tokën më të ëmbël, Shqipëri...

Komente 0