Sofia Nako Susac
Me Thuaj Te Dua!
Mbi gjurmët e tua
shkel, të mas kohën
dhe njërën mbi tjetrën vendos
minuta të tëra, që
shkojnë, formojnë orën.
Sa kohë të duhet, pranë meje të vish,
të t'
puth lehtë, mbi hapat e zemrës.
Një lule pjeshke,
do vizatojnë
harkun e buzëve të tua
dhe shpirti yt do buzëqeshë...
Ti ëmbël do thuash,
Të dua!
Do të shkrij, buzëqeshjet e mia.
Në hyrjen e dritës,
mes pemëve krahëhapur.
Në siluetën e tymit, të zjarrit
që përshkoj,
nxehtësinë, e mbaj të fshehur.
Të lutem mendohu, mos
thuaj, Jo!
Se fletët që digjen, shpirtin po më grisin.
Të pres me endje deri natën vonë,
me përkëdhelje të nxehta, të mbuloj, të
gjithin.
Pranë portës time, ndaluan gjurmët.
E heshtur, plot dridhma, të pres.
Fërfërijnë kokrrat e rërës,
nën këmbët e zemrës, i ndjej.
Eja, i dashur, të më thuash, Të dua!
Si magji, të tërën, ta
shumoj me erën,
parfumin e trupit tënd, shpërnda për mua.
Të dua, më
thuaj, Të dua!
shkel, të mas kohën
dhe njërën mbi tjetrën vendos
minuta të tëra, që
shkojnë, formojnë orën.
Sa kohë të duhet, pranë meje të vish,
të t'
puth lehtë, mbi hapat e zemrës.
Një lule pjeshke,
do vizatojnë
harkun e buzëve të tua
dhe shpirti yt do buzëqeshë...
Ti ëmbël do thuash,
Të dua!
Do të shkrij, buzëqeshjet e mia.
Në hyrjen e dritës,
mes pemëve krahëhapur.
Në siluetën e tymit, të zjarrit
që përshkoj,
nxehtësinë, e mbaj të fshehur.
Të lutem mendohu, mos
thuaj, Jo!
Se fletët që digjen, shpirtin po më grisin.
Të pres me endje deri natën vonë,
me përkëdhelje të nxehta, të mbuloj, të
gjithin.
Pranë portës time, ndaluan gjurmët.
E heshtur, plot dridhma, të pres.
Fërfërijnë kokrrat e rërës,
nën këmbët e zemrës, i ndjej.
Eja, i dashur, të më thuash, Të dua!
Si magji, të tërën, ta
shumoj me erën,
parfumin e trupit tënd, shpërnda për mua.
Të dua, më
thuaj, Të dua!
Komente 0