>
LETERSISHQIP

Rikthim I Një Dëshire

Gjethet palos një nga një,
si të shoh midis tyre Fatin e jetës në vazhdim
Kërkoj të mos ngelen vetëm të thara, vizatimesh të njoh çdo detaj,
pastaj degëzimesh sodis gjith rrugët e jetës, sikur në gjendje të jenë,
apo të munden të më tregojnë...
Sekretin tim e din vetëm dielli,
rrezesh ku le puthjet e tij të zjarrta dhe gjethet një e nga një,
hapen si faqe libri, mbase gjendjen e shpirtit vizaton mbi to...

Dikush në filxhan kafeje, sheh fatin, që kurrë nuk munda ta besoj dhe
vazhdoj të kapem më mirë pas një fije drite,
se rrugën e rrezeve mes dritash më tregon, si ai diell'mëngjesit në t'aguar, aromën e ditëve në shpirt më vendos, ndërsa gjethet vjeshtake
mbaj ndër' duar, i hap e përsëri mbi njera-tjetrën i palos.
Unë frymëmarrjen aty lë, parfumin tim të njoh'në,
më pas, të më tregojnë fytyrën e pastër të diteve dhe
me të gjitha të mbledhura gjatë javës, të vesh hijshëm veten time,
mbasi kam nisur, të kem ftohtë...

O Zoti im i Madhërishëm, sa të fshehtëta paskan të miat ditë,
më duhet të gërmoj shumë orë, të ndreq edhe gabimet,
për një gjë jam e sigurt, në cdo ditë timen, në të njejtën kuti,
mbaj fshehur disa nga ndjenjat, të cilat nuk mundem t'ua tregoj të gjithëve...
Nuk dua të flas për dritat vezulluese të shpirtit,
nuk dua të tregoj lojërat e erës flokëve të mi ;
e dua edhe henen kur del në prakun e mbrëmjeve,
e dua edhe diellin kur hap portën e mëngjezeve, prandaj i them ndal errësirës,
e adhuroj vetëm, kur gjumit më përkund'...

Hënë e ndricimit të netëve romantike, mblidhmë me aromën e syrit tënd,
si dhe ti o Dielĺ' ku puthjet e nxehta përshkon trupit tim,
shoqëromëni me frymën tuaj të ajërt, deri sa fryma të më ketë jetë
edhe pse sekretin tim e di vetëm ti, o diell'
rrezesh ku le puthjet aq të zjarrta dhe gjethet një e nga një,
hapen si faqe libri, mbase gjendjen e shpirtit vizaton mbi to...!