Sofia Nako Susac
Të Gjata Janë Minutat
Mesdita kaloi,
tani kam kohë, të numëroj ditët që shëmben,
për të mbrritur tek ty...!
Edhe pse jeta lëngon,
mbulohesh me petale
ato të freskëtat s’arrijnë dot të zverdhen,
njeriu priret të rendë pas rrezeve diellore
për të ngrohur jo vetëm trupin,
por edhe zemrën,
mbase dhe nuancat e ciklimeve të ndritura mbi lëkurë,
shtratit hedhur në bëlbëzime preken
filizave të jetës shoh si shtohen,
shumëzuar përditë rrënjëve emocionale...
Pas pak do prek cipën e qielltë
nuk do ta le të rrëzohet lehtë mbi mua,
yjet do mbledh të mbuloj shtratin,
në çmendurinë e tyre valsin të kërcej
ashtu shpenguar të përhumb’ vetveten
përflakur drithërimës mëkatare,
se ditët rrokullisen dhe orët shpëtojnë nga duart,
shëmben dhe përplasjet shëndrrohen në fletëza jete
mblidhen rreth diskut të dashurisë,
histori ende e pashkruar.
Të gjithë duan të jetojnë...
Unë gjithashtu,
prandaj i lutem vdekjes, mos më marrë me vete...

Komente 0