>
LETERSISHQIP
Sofia Nako Susac

Portret Papunësie

Duke ndjekur hiret e fluturave rreth dritës, lambadarit nën degët e pemës,
atmosferës muzikale zë-bilbilash deri në rënien e muzgut,
më ngjan si botë e psherëtimave të mekur deri sa dëgjohen tingujt e oboes
si tingujt të pafajshëm të një krijese që prek dhimbje të buta...

Megjithese brenda mëndjeve dëgjohen pikëlzat e shiut
trokitur drejt e në zemër,
shpesh qosheve të rrugëve kokëulur si pula të shushatura,
shoh plot të angështuar që psherëtijnë dhe shtrëngojnë barkun nga uria ndërsa fjalët u kanë mbetur buzëve,
zbardhuar si gjurmë qumështore të thartuara
kohë harruar shishja hapur dhe buzëqeshjet e tyre të thyera dalin në pah,
si në një ekran të gjërë televizori...