>
LETERSISHQIP

Dhurata Më E Bukur

U shtriva mbi mëndafshin e natës,
ku ngjyra e saj errësohej nga sfumimi i shpejtësisë së dritës
dhe gjurmët mbeteshin lidhur me dritëzimet që rrëmbenin gjokset e yjeve mbi pëlhurë.
Ecja këmbëzbathur si ato gjokse shpërndarë në qiell
dhe shpirt i jepja hënës që sapo merrte turnin
duke lidhur nyjet e shpërndara në pika xixëllimesh...

Hapa dritaren dhe u vesha me qëndisjen e yjeve, që kjo natë më dhuroi...