Sofia Nako Susac
Nesër
Nesër,
ca gjethe të dekompozuara do pushojnë mbi tokën
që do më ketë mbuluar.
Nën jorganin e saj nuk do ta ndiej as fërfëmën e erës,
e cila do jetë muzika e fundit pa tingull për veshët e mi të shurdhët,
atëherë kur edhe trupi do nisë të humbasë ngjyrën e lëkurës.
Qelizat do jenë në lëvizje për të luftuar me njera tjetrën
deri në shuarjen time të tretëshme.
Zemra,
po, po, ajo,
që ndal e para trokitjen e saj të fundit,
do ketë një sirtar të fshehur
për ti thënë të dashurit tim, tani mos më duaj më,
se jeta do të vazhdojë edhe pas vdekje time...!
Nesër...? - Foli zëri im i brëndëshëm.
Po, po, nesër,
e nesërmja s'ka fund edhe pas mijëra vjetëve,
ia ktheu ndërgjegjja e shpresës,
me dëshirën për të jetuar, pse jo, edhe një shekull,
si urimi im në kopështin e ditëlindjeve, të të gjithë miqëve...!

Komente 0