Sofia Nako Susac
Ah, Kjo Shqipëri E Mjerë
Një pëshpëritje e ëmbël e rrezes së dritës
herët më tha mirëmëngjes,
krahët i shtriqa, mora frymë thellë,
si të isba ende fëmijë.
Lëvizjet e mia aq të lirëshme,
a thua sa bukur kisha fjetë,
pastaj dhe dushi aq i dielltë,
trupin dhe mendjen m'i freskoi.
Të zhurëshme rrugët e qytetit,
shëtitorë nëpër stola mbushur plot,
ata që mbajnë librezë pensioni,
gazetat me rradhë i shfletojnë.
Dikush ngre vetullat i ngrysur,
artikulli i parë s'i pëlqen,
çfarë mëndje paskan gazetarët,
herët në mëngjes n'a shqetësojnë.
Tjetri, ulur pranë tij
lexon një lajm të pabesueshëm
në X qytet të Shqipërisë
ca fqinjë mes tyre po vriten,
diku një fëmijë kanë grabitur,
sytë e familjarëve rrjedhin lot,
ç'po bëhet kështu me pushtetarët,
as ligjeve s'u dalin dot për zot.
Ah, kjo Shqipëri e mjerë
kërkon të hyjë në Europë,
sa shumë parti nëpër këmbë,
a thua se jemi dhjetë milionë.
Po ç'bëhet kështu me njerëzit
të gjithë po zbresin në qytet,
a thua TIrana është qyp mjalti
dhe gishtat do ngjyejnë për lezet.
Rrogat gjithënjë në shesh pushimi,
edhe pse bëjnë sikur rriten,
populli rri urtë kur pushtetarët,
n'shtetet e botës na stërviten.
Nëpër rrugë gjithandej ka punime,
tregojnë se fushatat elektorale
punët e tyre kanë nisur,
sejcili kërkon kafshatë të madhe.
Zihen e grinden deputetët,
gjithkush mendon të ketë pushtet,
ndofta dikë nga familjarët
sëshpejti ta dërgoj në ambasadë.
Kështu me rradhë dhe të tjerët,
një vend të mirë po mendojnë
për nipin apo për të dashurën,
kujdes, gruaja mos e dëgjojë...
Ah, kjo Shqipëri e mjerë
kërkon të hyjë në Europë,
sa shumë parti nëpër këmbë,
a thua se jemi dhjetë milionë...!
herët më tha mirëmëngjes,
krahët i shtriqa, mora frymë thellë,
si të isba ende fëmijë.
Lëvizjet e mia aq të lirëshme,
a thua sa bukur kisha fjetë,
pastaj dhe dushi aq i dielltë,
trupin dhe mendjen m'i freskoi.
Të zhurëshme rrugët e qytetit,
shëtitorë nëpër stola mbushur plot,
ata që mbajnë librezë pensioni,
gazetat me rradhë i shfletojnë.
Dikush ngre vetullat i ngrysur,
artikulli i parë s'i pëlqen,
çfarë mëndje paskan gazetarët,
herët në mëngjes n'a shqetësojnë.
Tjetri, ulur pranë tij
lexon një lajm të pabesueshëm
në X qytet të Shqipërisë
ca fqinjë mes tyre po vriten,
diku një fëmijë kanë grabitur,
sytë e familjarëve rrjedhin lot,
ç'po bëhet kështu me pushtetarët,
as ligjeve s'u dalin dot për zot.
Ah, kjo Shqipëri e mjerë
kërkon të hyjë në Europë,
sa shumë parti nëpër këmbë,
a thua se jemi dhjetë milionë.
Po ç'bëhet kështu me njerëzit
të gjithë po zbresin në qytet,
a thua TIrana është qyp mjalti
dhe gishtat do ngjyejnë për lezet.
Rrogat gjithënjë në shesh pushimi,
edhe pse bëjnë sikur rriten,
populli rri urtë kur pushtetarët,
n'shtetet e botës na stërviten.
Nëpër rrugë gjithandej ka punime,
tregojnë se fushatat elektorale
punët e tyre kanë nisur,
sejcili kërkon kafshatë të madhe.
Zihen e grinden deputetët,
gjithkush mendon të ketë pushtet,
ndofta dikë nga familjarët
sëshpejti ta dërgoj në ambasadë.
Kështu me rradhë dhe të tjerët,
një vend të mirë po mendojnë
për nipin apo për të dashurën,
kujdes, gruaja mos e dëgjojë...
Ah, kjo Shqipëri e mjerë
kërkon të hyjë në Europë,
sa shumë parti nëpër këmbë,
a thua se jemi dhjetë milionë...!
Më shumë nga Sofia Nako Susac
Komente 0