Sofia Nako Susac
Atë Mbrëmje
Kish hedhur mantelin e hollë,
sa transparente e zeza ngjyrë.
Ai nisi të vizatonte siluhetën, ndërsa asaj, syri i lotonte ngadalë...
Kuverta blu shoqëronte lotin e reflektimit në qelqet e dritareve
mbi shtratin që ulerinte nga dhimbja e flladit pranveror të paprekur,
ndërsa shikonte me syza mbi biletë, orarin e nisjes së avionit,
ditës që vinte më pas.
Hapi kanatin e dritares, ku ai shkëlqim dritash, verboi buzëqeshjen e syve
e megjithatë, bënte kujdes duke mbajtur siluhetën të mos lëvizte.
Ajo pozonte...
Ndofta në mendjen e saj kishin nisur lojën, puthjet,
të cilat ngrinin pa u dhënë.
Ai vazhdonte të vizatonte, ndërsa shikimi i saj hidhej mbi shtratin e ftohtë,
që rënkonte zbrastësirës.
Rrëshqiti mantelin duke zbuluar supet e saj të bardhë
edhe ato ulërinin, nga mosmarrja e puthjeve të asaj dite,
ndërsa lëshonte hijen e zezë tranparente mbi dysheme.
Pëshpërimat mbushën zërin e shpirtit, që heshtëte
mbi bardhësinë e supeve të saj.
Në vetmi mbeti shtrati i zbasur,
ku dëgjohej vetëm gjysëm- buzëqeshja e lamtumirës..
Jashte dritareve,
shikonte si mëngjesi vraponte të trokiste syve të saj, lagështuar
në rrëmbimin e përroit të lotëve, prej dashurisë së pafat...

Komente 0