Sofia Nako Susac
Nga Një Fletë Ditari
Kujtova se ish natë, por paskish qënë ditë,
ngatërruar jam, duke menduar për ty...!
Kam gjetur épilogun e times ditë,
harruar ditarit, shënimeve adoleshent'.
Aty gjeta një mbishkrim të një djali sybojëqiell'
e kisha dashur në heshtje, dukej e vërtetë
dhe një buzëqeshje të tij
tinëz shoqeve në shkollë, e mbaj aq shumë mend'.
Nga një cep i mbyllur, të ditarit tim të shtrenjtë
e nxjerr nga harresa dhe shpesh e rikujtoj...
Ajo kohë e virgjër brenda të gjitha shqisave,
të shikimit
përkëdheljes të syve,
prekjes të duarve,
puthjes së ndruajtur të mendimit dhe takimeve në diell',
sa të ngrohta paskan qënë dhe sa vlerë marrin,
si një përqafim kur e mendoj, në kët'moment...!

Komente 0