>
LETERSISHQIP

Për Ty

I thashë ëndërrës time, të largohej,
sytë e mi nuk e përballonin dot dhimbjen,
lotonin, lotonin e nuk ndalnin,
përrenjë të lagësht' formonin.

Shtratin nuk doja t'ua shihja, frikë kisha në lumenj' mos kthehen,
dhimbja ime këkonte prehje por, ishe ti, që mungoje...

Mbështetur dritares në sallon,
shoh akrepat e orës që s'lëvizin,
sa e gjatë më duket kjo kohë,
nuk di a je nisur, për të ardhur...