>
LETERSISHQIP
Sofia Nako Susac

Dialog

Në shpirt kam vendosur një qiri,
ndezur rri natës, edhe në ditë...
Natës,
më ndriçon kur nuk shoh mirë
dhe ditës,
të keqen, që sapo lind...

Ndezur ta lë ditës, edhe në natë?

Më thoni nëse të drejtë kam,
mos ndofta dikujt i bëj keq...?

Më shumë do më marrë inat...
Çfarë duhet të bëj më pas,
më duhet veç të ulëras,
por natyra ime s'e pranon
zërin e lartë kur bisedojnë...

Më thoni atëherë, ç'duhet të bëj
apo ta lë shpirtin të bërtasë...?