>
LETERSISHQIP
Sofia Nako Susac

Kur Trupi Nuk Ndjen Qetësi

Strehëzat e lotit ndjehen të lodhur,
duken si tullumbace gjysmë-shfryrë,
rrëvijëzat e udhëkalimit të të ngrohtëve lotë ende nuk janë ngopur,
rrudhat janë kthyer në fletë romanesh me histori trishtuese
sa keq më vjen që s'mundem t'i liftoj.
Jashtë dritares trungu i pemës shumë pranë, ndal rrezet e diellta,
ndërsa ndjehem e drobitur dhe shtratin nuk dua ta lë bosh.
Përmes degëve të rralluara të pemës shoh retë të afrojnë njëra-tjetrën
dhe mëndja më shkon t'i tërheq e me to veten të mbuloj.
Nga shumë larg ndëgjohen tinguj violinash,
ngrihem pakuptuar, diku dua të shkoj.
Ndjej ujët që lagin gjithë trupin por dushi i ngrohtë sfumon tingujt melodiozë.
Vishem, rregulloj flokët, ndryshoj të krehurën dhe dal të shëtis.
Flladi i freskët po më joshte tek hidhja hapin shkujdesur krahë-ëndërrash,
shoqëruar magjisë emocionale, të cilat më drejtonin për diku...

Pranvera kishte ardhur e mbarë, kohës së saj...