>
LETERSISHQIP
Sofia Nako Susac

Shtrëngim

Nuk po kuptoj pse shpirti më robërohet
lotët që zbraz ndihmojnë vetëm zemrën,
mjegullën e bardhë ia afroj vetes
dhe loti i zi s' lehtësohet kurrësesi...
Krahët lëshohen pa formë e më këputen,
gjymtyrët fluturojnë, karpet metakarpet,
plagët e dhimbjeve me shpejtësi përhapen
gjëmbaçë mbijnë vendeve të reja.
S'po mundet sëmundja të gjumëzohet
qerpikët lëshojnë lotë shumë të ngrohtë...
Ky mall po ndizet kraharorit
ndërkohë dëshirat plaken ngadalë
mpleksur me ëndërrat që mbesin
veç fjalë të dhimbëshme nëpër varg...