Sofia Nako Susac
Magjia E Ndjenjës
Qëndruan
një çast,
për t’i dhënë
njeri-tjetrit përshëndetjen
e ndarjes së momentit.
Duart
u shtrënguan fort,
si n’atë ditë,
kur nisën njohjen e shpirtit,
në portën e dimrit.
Dukeshin të mbushur
brenda vetes.
Si fëmijë
ishin kacavjerrur
nëpër muret
e shpirtit të tyre
të pafajshëm,
që,
tashmë,
ndërtuar bukur,
plot shije-puthjesh të ndjeshme,
vendosur me delikatesë.
Donin
të ndërtonin një piramidë
fletë trëndafilash
në thellësi të zemrave,
përplot,
lëvizje lozonjare
të ndjenjave,
ku,
erëmira e gonxheve
të tyre
ishin dritaret e katit të parë
në muret delikatë
të kështjellës buzë detit,
ku hapeshin
edhe portat kryesore
aty,
nga vinin,
tinguj melodiozë
me valëvitjen e dallgëve,
plot cicërima zogjsh’
si ato tinguj
karakteristikë
që pranvera u kishte ruajtur
në buzët e qelqeve
të kristalta,
tashmë,
kundërmuar
me aromën e veçantë
të verës,
të sapo-shijuar.
një çast,
për t’i dhënë
njeri-tjetrit përshëndetjen
e ndarjes së momentit.
Duart
u shtrënguan fort,
si n’atë ditë,
kur nisën njohjen e shpirtit,
në portën e dimrit.
Dukeshin të mbushur
brenda vetes.
Si fëmijë
ishin kacavjerrur
nëpër muret
e shpirtit të tyre
të pafajshëm,
që,
tashmë,
ndërtuar bukur,
plot shije-puthjesh të ndjeshme,
vendosur me delikatesë.
Donin
të ndërtonin një piramidë
fletë trëndafilash
në thellësi të zemrave,
përplot,
lëvizje lozonjare
të ndjenjave,
ku,
erëmira e gonxheve
të tyre
ishin dritaret e katit të parë
në muret delikatë
të kështjellës buzë detit,
ku hapeshin
edhe portat kryesore
aty,
nga vinin,
tinguj melodiozë
me valëvitjen e dallgëve,
plot cicërima zogjsh’
si ato tinguj
karakteristikë
që pranvera u kishte ruajtur
në buzët e qelqeve
të kristalta,
tashmë,
kundërmuar
me aromën e veçantë
të verës,
të sapo-shijuar.
Komente 0