Sofia Nako Susac
Tani Është Vonë
Parfumi në ambjendtin e ndënjjes nis të vërë nê lëvizje
THE MAGJIC COLLECTION
Placido Domingo.
Unë rri heshtur e vetme në atë dhomë
dhe shpesh më ndodh të mendoj, se një ditë në duart e mia
kohën do ta kem me bollëk, sa nuk do di çfarë të bëj.
Por, unë nuk dua kur të të telefonoj, zëri yt aq rrebel
të më sfumohet dhe t'ia vë fajin telave të hollë të telefonit,
me delikatesën e tyre, shpesh herë marr inat kur ai zë copëtohet,
sa nuk arrijnë zanoret të mbërrijnë deri tek unë,
e kështu më kthejnë ditën nga më të zakonëshmet;
pastaj nxitoj të hap postën elektronike,
me dëshirën e etur, të të lexoj.
Oh jo, asgjë s'paska ardhur,
unë doja të të lexoja aq shumë,
sa desha të zbres të gjitha yjet për një çast
dhe ti mirë e di se të gjitha dashuritë,
kështu fillojnë dhe kërkojnë
dëshirat e shpirtit t'i notojnë detit të emocioneve,
për të mos i lënë pa realizuar asnjë rast..
Tani është vonë dhe do dëshiroja të fle nën magjinë e muzikës,
që sapo dëgjova, pak më parë.

Më shumë nga Sofia Nako Susac
Komente 0