>
LETERSISHQIP
Sofia Nako Susac

Atë Ditë Binte Shi

Atë ditë binte shi,
një shi i litartë,
shi gri me rrathë blu të thellë.
U lagëm, ti edhe unë
si dhe trëndafili në dorën e majtë,
n'ate krah' të zemrës,
ah, trëndafili,
megjithatë shpërndante parfumin e tij.
U hutuam n'atë shi, unë dhe ti,
harruam të putheshim n'atë zjarrmi,
që e linim të digjej nën shi.
Atë ditë binte shi...