Sofia Nako Susac
Eksodi
U larguan...
Dhe lanë pas
dhoma të zbrazura,
mure të nxirë nga tymi i sobave të vjetra,
oborrin plot gjethe të squllura,
gjurmë të palara
nga shpirti i trazuar
Lanë pas
trurin e dhjamur
perëndimeve të diellit,
afshin e tërbuar
n'oborrin ku luanin të vegjlit.
Zogjtë po largojnë hapësirën...
Lindi dhimbja
në orbitën e tyre,
duke pritur krijimin e bukur
të qenies njerëzore,
që nga një planet në tjetrin
shpresonte
të gjente parajsën.
Trishtimi tund kambanat,
ku zogu kërkon
të ngrenë folenë
dhe shndërrohet në flakë idhujsh,
ku mbi gjoksin e femrës
rrugët përplasen.
Aty,
ku shumë prej tyre
humbën bukurinë,
të vërtetën.
Dhe lanë pas
dhoma të zbrazura,
mure të nxirë nga tymi i sobave të vjetra,
oborrin plot gjethe të squllura,
gjurmë të palara
nga shpirti i trazuar
Lanë pas
trurin e dhjamur
perëndimeve të diellit,
afshin e tërbuar
n'oborrin ku luanin të vegjlit.
Zogjtë po largojnë hapësirën...
Lindi dhimbja
në orbitën e tyre,
duke pritur krijimin e bukur
të qenies njerëzore,
që nga një planet në tjetrin
shpresonte
të gjente parajsën.
Trishtimi tund kambanat,
ku zogu kërkon
të ngrenë folenë
dhe shndërrohet në flakë idhujsh,
ku mbi gjoksin e femrës
rrugët përplasen.
Aty,
ku shumë prej tyre
humbën bukurinë,
të vërtetën.
Komente 0