>
LETERSISHQIP
Sofia Nako Susac

Mall I Pashuar

Rrija ulur dhe mahnitesha duke parë hënën,
mantelin hedhur gjysmë të argjend'të
dhe tjetrën gjysmë të zmerald'të.

Shëndriste e tëra në mbrëmjen e thellë,
buzët të lyera i kishte flakë,
ndërsa sytë i ndrisnin si perla yjesh.

Mblodha të gjitha mbresat e mbrëmjes,
t'ia postoja tokës sime.

Nga larg, shumë larg, këmbanat e mallit,
shpojnë thellë zemrën, që mbaj në duar.

Me lëmsh klithmash mundohem
të mbyll perden e syve,
të mos ndjej mërzitjen e hënës,
kur më shikon të trishtuar.

Yjet shpërndahen, ndërsa qëndroj me kokën lart,
mundohem t'i numëroj, por s'mundem.

Pas pak ndjeva mallit ta ulë mengadalë nivelin.
Të nesërmen e ledhatova,
ta zbusja me gërma mbi letër.