>
LETERSISHQIP
Sofia Nako Susac

Atë Ditë Ishte E Hënë

Nëse nuk do të kish java,
një ditë, që do të quhej e hënë,
nuk do mundja
si të të kujtoja,
atëherë,
kur u takuam për të parën herë,
ashtu si e kishim lënë,
besoj i dashur e mban mend,
atë ditë, ishte e hënë.

Për çudi
edhe dielli rrezatoi më shumë
brendësisë tënde dhe times bashkë.
Ajo e hënë
zbuloi gjithëshka
ndjenjën, që flinte brenda nesh.
E imja,
gufonte,
duke përshkruar udhën për tek ti.
E lumtur isha
atë ditë,
ashtu si gjithë të tjerat, që shkuan,
si edhe ato, që do të vinin,
më pas.
I dashur, duhet ta besosh,
nëse e hëna, si ditë, nuk do të të kujtonte
aq' shumë,
takimin tonë të ngrohtë
unë mbaj mend, zemra jote gufonte më' fort,
udhës për të ardhur tek unë.
Java e ka ditë të parë,
atëherë kur e kishim lënë,
nëse i dashur, s'e mban mend,
atë ditë, ishte e hënë...!