>
LETERSISHQIP
Sofia Nako Susac

Sikur Një Fëmijë

Mungesa jote bën rrugën të ndriçohet,
deri pak më parë s'e shikoja unë,
te dritat e rrugës, si majtas e djathtas,
drejt tyre shikoj, por ti nuk po vjen.

Qëndroj e heshtur, ulur pranë dritares,
luaj me perden e hollë, sikur një fëmijë,
mendoj se do vish i dashur, si përhera,
edhe kur të prisja, munguar ishe ti.

Dëshirat e mia s'kanë të numëruar,
je ti që m'i shton, kur je në mungesë,
syri yt i ndritur dhe jotja buzëqeshje,
më bëjnë të ndihem, sikur një fëmijë.

Kjo mungesa jote se ç'më shton dëshirën,
më kot e mendoj, mbase nuk po vjen,
çdo të bëj me zemrën, çfarë t'i them unë shpirtit,
po të pres i dashur dhe malli po të pret.

Javët numëroj, seç mblidhen në vite,
sikur dhe minutat nxitojnë dhe ato,
çfarë do bëj me pritjen, me mos'ardhjen tënde,
mos m'a lë ti shpirtin, me mall t'a ushqej...