Sofia Nako Susac
Zemer E Nice-S Po Vajton
Mami, eja të luajmë me guralecët,
paskan dalë aq shumë nga deti,
barku i dallgëve i ka nxjerrë,
janë të pastra, si formë vezësh.
Bijë, nuk di se ç'ndodhi mbrëmë,
breshëri nga një kamjon,
shpirt' i zi zbrazi aq' plumba,
sa u shua një brez i tërë...
Shpresat lanë nëpër rrugë
"Promenade des Anglais"
të plagosur nëpër spitale,
tepër të rinj pranoi ky dhe.
Lutu bijë, guralecët presin,
jetën e kemi në rrezik,
bota mbarë na qënka çmendur,
vrasin ëndërrat që s'flenë gjumë.
Homazhe për shumë viktima,
zemër e Nice-s po vajton,
bulevardi me gjak viktimash,
gjithë njerëzimi është në choque...!
paskan dalë aq shumë nga deti,
barku i dallgëve i ka nxjerrë,
janë të pastra, si formë vezësh.
Bijë, nuk di se ç'ndodhi mbrëmë,
breshëri nga një kamjon,
shpirt' i zi zbrazi aq' plumba,
sa u shua një brez i tërë...
Shpresat lanë nëpër rrugë
"Promenade des Anglais"
të plagosur nëpër spitale,
tepër të rinj pranoi ky dhe.
Lutu bijë, guralecët presin,
jetën e kemi në rrezik,
bota mbarë na qënka çmendur,
vrasin ëndërrat që s'flenë gjumë.
Homazhe për shumë viktima,
zemër e Nice-s po vajton,
bulevardi me gjak viktimash,
gjithë njerëzimi është në choque...!
Komente 0