>
LETERSISHQIP
Sofia Nako Susac

Nëse...

Nëse gjëmb' i trëndafilit, të ka shpuar sadopak,
i trishtuar mos u bëj, dhimbje nuk do ndjesh aspak.

Ndofta ende s'je mësuar, se kur ishe shumë i vogël,
trëndafilat kishin gjëmba, ti s'guxoje t'i këpusje.

Nëse tani kam dëshirë, mos më thuaj do ndjesh dhimbje,
nëse lule të kërkoj, trëndafila do më mblidhje...?