>
LETERSISHQIP
Sofia Nako Susac

Les Brocantes

Mbështillem me harkun e ylberit
dhe fustani më kthehet në ngjyrat e tij,
pastaj ulem të pushoj veten,
porosis një kafe,
në "Bar Café" pranë shtëpisë.
Parku përqark mbushur plot njerëz
"Les Brocantes"
sfilojnë të ndërrojnë shtëpi.
U hodha një sy të gjithave
dhe ndala hapin tek një ybrik antik,
ndofta nga ngjyra kuq dhe zi.
U habita shumë, oh sa çudi,
poshtë ybrikut shkruan, Albanie.
Kthehem menjeherë tek shitësi ku e bleva,
harroj të flas frëngjisht dhe pyes në gjuhën time.
E qeshëm sëbashku, biseduam shqip,
habitur unë, më habitur ai.
Si ka mundësi, qënke shqiptare?
Si ka mundësi, edhe ti...!