>
LETERSISHQIP
Sofia Nako Susac

Dashuri Në Kohë Të Shkuar

Vajza:
Ç'tu gremis ballukja,
ballin të mbuloi,
por një pjesë e saj
nga syri anoi.
Desha unë të t'shihja,
si t'ia bëj tani,
ndofta të pëlqeu
mos t'i shikoj sytë...?

Djali:
Merru pak me veten
vajzë e bukur-o
era ç'po të ngren
fustanin e hollë.
Mos mendo se dua
unë të përfitoj,
këmbët lëkurë-bardhë
kështu t'i shikoj...?
...
Uli kokën vajza si e turpëruar
dashurinë që ndjente
s'mundi që t'ia shprehë,
porse djali ish edhe më i zgjuar,
për vete e bëri vetëm me atë fjalë...

Djali:
Ashtu si dhe ti,
mendoj edhe unë,
dashurinë që kemi
shpejt le ta bashkojmë.
Prindërit do dërgoj,
të t'kërkojnë për nuse,
mos u dëshpëro,
moj dritë-hëna ime.