>
LETERSISHQIP
Sofia Nako Susac

Sikur...

Sikur të mos kesh
me çfarë të ndezësh zjarrin,
do vesh në lëvizje kohën parahistorike
dhe ja, një moment fërkimesh,
merr flakë çdo ashkël,
e ndërsa s'ke me çfarë t'a mbash gjallë,
hidh të gjitha eshtrat të digjen,
se prushin e mbajnë gjatë.
Kështu, mbrëmjes
do t'ia veshësh kujtimet,
që t'i ringjallësh edhe më shumë.
Se, mbrëmja e humb kuptimin,
në s'mbahet mënd.
Dielli sapo lind mban kohën me rreze dhe shfaq trupin e hënës sapo perëndon,
shpesh e zvogëlon atë,
në muzg të vjeshtës.
Dhe vashës lozonjare i ulet buzëve,
deri në gushën e lëmuar e të butë
nga shalli i mëndafshtë rreth saj.
Krahët kthehen dritëshpresa,
fresk aromash,
det i gjerë në blu të kthjellët dhe plot dritë t'argjend'të,
ku lodrojnë ekuilibret e marrëzive të
njerëzve,
në një çast të magjishëm,
shpërndarë mjegullnajës së harresës
mbi retë e rënduara nëpër qiell,
si lehona, që lindin çdo natë,
duke derdhur lëngjet e tepërt.