>
LETERSISHQIP

Dëshirë

Shpejtoja
për të shkuar në vëndtakim,
rrethi i metaforave
më shtrëngonte fort,
këmbët, sikur hapin nuk e hidhnin
edhe pse vrapoja gjith' emocion...

Por, sa e çuditëshme,
nuk prisja asgjë më shumë,
se një bisedë krejt miqësore,
që, shpesh larg vëndit
mungon tek unë...

Përqafim mëse i ngrohtë,
sytë e buzëqeshur flisnin papushim
edhe pse në heshtje,
dialogët shkëmbeheshin,
për të mos ndalur bisedën,
që endej e endej,
në bashkëbisedim.

Sa fuqi paska fjala...!