Sofia Nako Susac
Me Aromë Të Vjeshtës
N'atë stacionin magjik, dua të ndaloj,
ndryshe, si do mbetej mëndja veç tek ty,
tramvaje ka plot, kryqëzohen ngado,
do të zbres aty, ku do më presësh ti.
Do të përqafoj me aromën e vjeshtës,
n'atë vjeshtë të artë, kur linde edhe ti,
do t'kundroj me mall me sytë e lagësht,
do të puth në faqe, përqafim si fillim.
Ti mos u mërzit, unë shpesh do të vi,
se vetëm me ty ëndrrat kam shijuar,
dua të të prek ngado me shpirtin tim,
largësit'ekzistojnë, mallin për të shuar.
Nëse muzgu tashmë, do jetë duke rënë,
aq' më bën se koha, ka plot orë të tjera,
me ty do qëndroj, sa të kemi nevojë,
do vi përsëri, po t'kesh mall për mua.
ndryshe, si do mbetej mëndja veç tek ty,
tramvaje ka plot, kryqëzohen ngado,
do të zbres aty, ku do më presësh ti.
Do të përqafoj me aromën e vjeshtës,
n'atë vjeshtë të artë, kur linde edhe ti,
do t'kundroj me mall me sytë e lagësht,
do të puth në faqe, përqafim si fillim.
Ti mos u mërzit, unë shpesh do të vi,
se vetëm me ty ëndrrat kam shijuar,
dua të të prek ngado me shpirtin tim,
largësit'ekzistojnë, mallin për të shuar.
Nëse muzgu tashmë, do jetë duke rënë,
aq' më bën se koha, ka plot orë të tjera,
me ty do qëndroj, sa të kemi nevojë,
do vi përsëri, po t'kesh mall për mua.
Më shumë nga Sofia Nako Susac
- Një Mëngjes I Bukur Vjeshte
- Baladë, Në Vjeshtë Të Artë
- Vjeshta Në Skicë
- Ah, Kjo Shqipëri E Mjerë
- Shqipëria Ka Mall
- Nga Një Fletë Ditari
- Më Fal I Dashur
- Në Fund Të Ditës
- Dhurata Më E Bukur
- Atë Ditë Binte Shi
- Baladë Në Ëndërr
- Eja Të Prekim Lumturinë
- Çast
- Grisja E Hënës Më Djeg Shpirtin
- Zjarrin Le Ta Shuajmë Bashkë
- Eksodi
Komente 0