Sofia Nako Susac
Lutje
Gjatë natës
sytë ia drejtova qiellit,
masës më të pushtueshme të Zotit.
Zemrën e kisha të akullt’.
Ndihmë!
Ndihmë!
Brendësisë së shpirtit
nisa të të kërkoj.
Ëngjëlli,
afruar krahut tim të djathtë qëndroi,
krahësh më mori,
lumenjtë e lotëve ndali
duke mërmëritur veshit tim,
vetmia është për Zotin.
E pikëlluar, lutem, përsëri,
drejt qiellit të kërkoj aty,
ku fle Zoti ynë, nuk ekziston portë
trokitjet, askush nuk mund t’i dëgjojë.
Unë lutem për ty...!
sytë ia drejtova qiellit,
masës më të pushtueshme të Zotit.
Zemrën e kisha të akullt’.
Ndihmë!
Ndihmë!
Brendësisë së shpirtit
nisa të të kërkoj.
Ëngjëlli,
afruar krahut tim të djathtë qëndroi,
krahësh më mori,
lumenjtë e lotëve ndali
duke mërmëritur veshit tim,
vetmia është për Zotin.
E pikëlluar, lutem, përsëri,
drejt qiellit të kërkoj aty,
ku fle Zoti ynë, nuk ekziston portë
trokitjet, askush nuk mund t’i dëgjojë.
Unë lutem për ty...!
Më shumë nga Sofia Nako Susac
Komente 0