>
LETERSISHQIP

Kam Pa Shume!

Kam pa arme t'u shkrep, tu u nal shume jet.
Kufoma n'rrug tu u tret, që askush nuk i prek.
Kam pa dashni t'pa shterrume, që fillojne dhe zbehen...
Njemjie andrra dhe premtime, nje sekond që thehen.

Kam pa njerez tu qa, per diçka që kane qesh.
Njerez tu shky per pare, n'sy t'atij që s'ka ca vesh.
Persona pa gjymtyre, me vullnet per vend t'par,
e persona tjere që kane gjitçka veten tu e var n'litar.

Kam pa nana t'lendume, duke u refuzu prej fmis.
E femra t'uleta fmit duke i braktis.
Femra që abortojne, jeten nje t'pafajshmi dojne me nal...
E femra tjera që enderrojne me ju thirr Nan.

Kam pa fmi duke lyp, duke ju dridh buza prej t'ftohftit.
Se vec nje bluze kane sido që t'jete moti.
Kam pa edhe si i forti e shtyp gjithmone t'dobtin.
N'fund ankohena dhe n'faqe pikon loti,
po asnjeri nga ne se ka jetu jeten sic e ka than Zoti.