>
LETERSISHQIP

Per Ty Ndezet Një Qiri’...

Aty’ ku t’pushojnë eshnat’
per ty ndezet një qiri...
Veç njerezit që t’kane dasht’
munden me t’kuptu mas miri...
Sepse denimi i t’gjallit asht me
pa’ t’vet ka t’vdesin,
ai që shkon bahet arsyeja
e vuajtjes ketyne që mesin...
Ndoshta jane pishman sot
që vleren nuk ta diten...
por m’beso se diten
kur ti ike se priten.
Ke lan bab’ e nan’ n’dhimbje,
një moter n’lot...
E mundem me e kuptu
shumë mirë, se kam një moter
që ka t’njejten moshë me ty sot.
Ca nodhi me ty,
pse me jetu s’deshte?
Pse zgjodhe vdekjen,
e perballë jetes zgjodhe të heshtje?
Gjithçka që ndjeve
ishte diçka momentale,
sikur t’kishe kerku ndihme,
ti do ja kishe dale dhe..
Du me dit pse u dorezove?
Pse Ja zgjate doren t’keqes,
Po ku e gjete kurajon
t’i besh keq vetes?
Ishe n’kohë me regullu gjithçka
a e harrove se ishe vetem 18 vjeçe?
Jeta ka vuajtje... çaste t’veshtira
por jeta nuk ka veç momente t’keqia,
si mujte me mendu se per ty
s’do kish pas ma kurrë dit’ t’mira?!