>
LETERSISHQIP
Stela Demaj

Lumturia Jote

Lumturia jote nuk asht’
në të njejtin vend ku ndodhet
lumturia e dikujt tjeter.
Gjithsecili ka të veten...
Gjithsecili e gjen në një vend, në një detaj, në një situate ndryshe.Ka kush e gjen brenda një martesë, dikush e gjen tek një femije, tek një shtepi të re, noshta mrena
buzëqeshjeve t’njerzve që don.
Gjithsecili prej nesh meriton një lumturi...
Une mendoj se nuk ka zgjedhje t’drejta as zgjedhje t’gabume, ekziston vetem rendesia që ti i ven zgjedhjeve te tua, MENDO PER VETE!
Per t’miren tande, e do e shikosh se do jesh me i aftë ti japesh ndihmë dhe tjerve.
I vetmi njeri që mundet me zgjedh
per jeten tande JE VETEM Ti!
Ban gjithçka qe ti ndjen me ba, nuk ka moshë të duhun, ti je gjithmonë në kohë per gjithçka.
Mos u demoralizo kurrë, gjithçka ka me ec sipas planit tand por nê momentin e duhun.
E ndoshta tani s’asht koha e tillë por ti
Nderkohë JETO!
LUMTURIA ASHT’ NE ZGJEDHJET E TUA.
E KESHTU DO JETE GJITHMONË...