>
LETERSISHQIP

Antiamerikani

Ç’bëre kështu more djalë
Ç’na prishe me Amerikën
Me mikun më t’fortë në botë
Kur të gjithë ja kanë frikën!…

Duhet të ngrihesh në këmbë
Sa herë përmendet Amerika
Ne që e kemi babë e nënë…
Ububu na raftë pika!

Kush ta dha ty këtë të drejtë
Të mos i bindesh Amerikës
Ti as frymë s’duhet të marrësh
Veç kur të thotë Amerika!

Amerika në qoftë se thotë
Uji i lumit shkon përpjetë
Ti s’guxon ta kundërshtosh
Thuaj po, është e vërtetë!

Çka i duhesh ti atdheut
Kur e kemi Amerikën
Le t’i përkulemi gjer në tokë
Ububu ja marrshim të ligën!…
15. 04. 2020