>
LETERSISHQIP

Si S'të Vjen Turp!

Si s’të vjen turp Nga flamuri
Ta pështysh betimin para tij

Si s’të vjen turp
Nga gjaku i derdhur
Ta shkelësh amanetin e shokëve

Si s’të vjen turp
Nga pushka e varur-
T’ua koritësh varrin të parëve

Si s’të vjen turp Nga vetë liria
A shthurja për ty do të thotë liri?!
13. 04. 2020