>
LETERSISHQIP

He Llapi Jem!

Me ditë ti
Çka nuk flasin për ty
Dëgjon gjithfarë përgojimesh…
Sa mbarë aq edhe mbrapshtë!

Ka që të lavdërojnë
Të çojnë në qiell
Të tjerë që të kritikojnë
E t’shtrijnë për toke-
Se mos kanë punë më të mençur!..

Pse s’e ke mbajtë frontin qysh duhet
Në Merdar e ke pasë shansin
Na e ke lëshue Serbinë n’ shpinë
Këtu ke ra keq në provim!

Ka të tjerë fjalëmirë
Flasin krejt ndryshe për ty
Me të drejtë ta mbajnë krahun

Se po të mos ishe ti
Me ia ndalë turrin Serbisë
Sot e kishe këmbëkryq n’Shkodër…
Kurrgjë në Shkodër
Duke u rrezitur në Durrës
Si të ishte n’ bahçe t’babës!

Jo ka hale për ty
Se Llapi janë burra të mirë
Qe besa janë edhe trima
Nuk ke shans ti para tyre
Me e shti dorën n’xhep…

Për një punë nuk na pëlqejnë
Ja kanë harç goxha tregtisë
Me mujtë me ta lëshue mjekrën
Nuk e bëjnë aspak hesap!
5. 12. 2019