>
LETERSISHQIP

Si Nuk Kuptoni

Ju e keni fajin pse ndryshuan stinët
Pranvera e para mezi po e mban veten
Se kush e qëlloi mu n’ palcën gjelbëroshe
Dhe prej atëherë nuk po i teren sytë

Ajo dikur mezi priste radhën
Me pëlhurë t’qëndisur ta mbulojë natyrën
Ta rizgjojë nga gjumi florën dhe faunën
Por seç ka ndryshuar duan ta mbysin lotët

Lotët e pranverës janë shenjë mallkimi
Se ju injorantët u ngritët kundër saj
Në relievin e prishur me duar tuaja vrasëse
S’i latë kund vend për përlhurë t’ qëndisur

Si nuk kuptoni injorantë pa tru
Çartja me pranverën do ua verbojë sytë
Nga mallkimi i saj do ta gjeni terrin
Nga lotët e saj do iu kalbet dhe ashti

Si nuk kuptoni injorantë pa mend
23. 6. 2020