>
LETERSISHQIP

E Kisha Shti Dorën Në Ujë Të Valë

Qe besa po dhe jo një herë
Në ujë të valë dhe gargull
Dorën po por edhe krahun
Pa dyshuar aspak djegien

Se ti i besuake dhelprës
S’është ajo që i ha pulat
Ruana Zot as atëherë
Kur ato e kundërshtojnë

Po i ha që ç’ke me të
Dhe me gjuhë ua lëpi gjakun
Duke fshehur çdo gjurmë
Specialiste e përkryer
28. 06. 2020