>
LETERSISHQIP

Shkruaj

Mos u tremb miku im
Shkruaj poezi
Për ata që ligjit
I kanë hipur përmbi
Seç u pjell mendja
Ç’është zi e më zi
S’ ndiejnë për kënd tjetër
As për Perëndi

Shkruaj miku im
Mos e kurse vargun
Jepi plot fuqi
Le ta shporrë pragun
Le të depërtojë
Brenda në thellësi
Te trutë e prishur
Të kafshës njeri

Shkruaj miku im
Jepi udhë vargut
Trutë e fjetur
Të zgjohen para agut
Ta shkundin letargjinë
Le t’i çelin sytë
Se kemi veç një jetë
Dhe s’ka një të dytë
12. 05. 2020