>
LETERSISHQIP
Tyran Prizren Spahiu

Mbret I Mbretërisë (Poemë)

Jam vetëm një shqiptar, njeri modest, vërtet i thjeshtë jam,
kurrë nuk kam rrahur gjoks,
prore atdhe të kam dashur,
në oda të kullave të pleqërisë,
pandërprerë janë dëgjuar poezi lirike,
këngë Burrërore e fisnike,
ja tek jam, erdha tek ti o Mbret i Mbretërisë,
të dëgjoj rrëfimin e lashtësisë,
të lutem më trego, shtegtom në të kaluarën,
katër në një, eshte bërë shqipnjë
shqip, shqiptar, shqiponjë, shqipëri,
jam i yti, më trego, të përgjërohem atdheu im!!
*
Mbreti kokëlartë mbushur me vetëbesim,
shtjellon rrëfimin nga dora e parë
dëshmon, jam vendosmëria shekullore
unë sundoj në këtë Ilirikum,
pohoj se në fronin e lashtë Pellazgo Arbër,
kanë qeverisur Herodoti, Agroni e Genci legjendarë
trimat që namin më kanë ndritur,
shikjoni janë dorëshkrimet e Homerit,
poetit të Iliadës e Odiseut,
unë farkëtoj, fisnikëria jetëson në trupin tim,
parajsën tokësore pasuron, letërsisë jep jetë e shkëlqim,
vesh me pavdekësi e jetë të përjetshme,
mishëron tërë gadishullin e shenjtë Albanicum...
*
Ju, atdhetarët e mi kreshnikë e bujarë,
thirreni në dashurinë e besuar,
pandehni se betoheni në flamurin Shqipnjë,
dëgjoni me kujdes historikun tim,
mos harroni fjalën e dhënë,
rrëfimin epokal, ju kam bekuar shumë herë,
me shtatë qiej jeni të rrethuar,
ju, Fisnikëria të Kastriotit, Lidhjes e familjes Jashari,
shumëkëndshin e keni amanet të trashëguar.
*
Dy dete të kristaltë ju dhurova,
me Alpe shqiptare ju begatova,
në ju gdhenda burrërinë, besnikërinë e namin,
lavdin mileniumëshe të kalorësve arbërian.
*
Kohërat ishin të vështira,
derisa shikjoja popullin e shkëlqyer,
heshtur, kryelartë fis pas fisi,
shekujëve u rreshtuan kundër armiqësisë
JU kujtoj
urdhëron mëmëdheu i juaj,
ShqipNjë nuk duhet të jetë KURRË i humbur,
dëgjoni, bashkohuni, përmbushni amanetin e premtuar,
ishin kohë të vështitra përqafuam atdhedashurinë, emrin Ilir,
kujtohuni, ju kam thënë se duhet kërkuar dituri,
në brendësi
sidomos në fqinjësi e largësi,
shënimet e shkruara janë të shumta,
historia pohon se jemi ne, Pellazgët,
dëgjoni o ju rini, në ju rrjedhë gjak i pastër e i ndershëm,
i thojnë gjaku Arian,
Besnikërinë, Bujarin e ardhmërinë,
keni të trashëguar në gjene,
tani erdhën kohërat e shkëlqyeshme,
eh pra ShqipNjë
kaluarës lashtësinë tani e dini,
ende litarin në qafë e keni,
mos harroni jeni të mbërthyer me gjarpërinj,
vëzhgojnë, çdo moment tentojnë të vërsulen, coptojnë e sundojnë.
*
Mbani në mend nuk do lejojmë tkurrjen,
kurrsesi përvetësimin e tokës Arbëriane,
as një pëllëmbë të tokës së bekuar,
ju thërras me zë të lartë e burrëror,
o ju Burra, Fisnor e Bujar,
ditë e natë të jeni të përgatitur,
njëzëri të jeni në mbrojtjen e shenjëtërisë së bekuar,
librin, lapsin e pushkën,
në dorë vazhdimisht duhet të keni,
poshtë në jug gjarpëron lumi me tërë freskinë,
sjellë fishkëllimin e erës e vajtim,
doemos dëgjoni se si sjell vajin e të dëbuarëve,
kujtoni kohën kur është quajtur tokë e përgjakur,
aty ku nënat në moshë janë dhunuar,
fëmijë janë dëbuar e vrarë,
sot e kësaj dite dëbuarit kërkojnë dritë,
drejtësi e kthim në tokën e të parit,
ylli shkrirës do zbres në altarin e ligjit,
posi toka e ajri që mbajnë gjallë shpirtrat,
do ringjallin bashkësinë me dekada të fjetur,
feniksi nga vuajtjet do përtërihet.
*
Deklaroj, shekull pas shekulli kombi ka luftuar,
djersë, gjak rinor kanë derdhur,
pasurinë kanë shkrirë në oxhakun e mëmëdheut,
ballë kanë dalë atdheut,
lavdëruar kjofshin dëshmorët Arbnorë,
emrat janë të shkruara në historinë kombëtare,
shpërblimi i duhur do i pretë në botën e amshuar
në mëtejmën jetë do jenë të shpërblyer,
...dhe kur bashkohen gjymtyrët e ndarë,
mblidhen në trupin e quajtur shumëkëndësh,
atëherë bijtë e mi Ilir-liri dashës,
do ju tërras bashkështetëror të përbetuar,
burra e burrnesha, bujarë e atdhetarë,
POR, në trojet shqiptare janë të shtrirë ende kthetrat gjakëpirës,
vetëm nuk munden, janë duke pritur dorën e ndihmesës,
do ju vërsulen në nder, besnikëri, nam,
paepur janë, sërish do kërkojnë lumi të rrjedhë gjak arbërian.

*
Ju, keni maturi e kujdes të shtuar,
punojnë armiqtë e brendshëm e të paguarë mirë,
janë kështjella e errësirës, mëtojnë humbjen e shtetësisë,
por, kurrën e kurrës nuk dorëzohet mbreti i mbretërisë…
*
Andaj qetë, por fuqimisht grushtoni ndarësit
mos lejoni të shumohen, pandërprerë sulmoni djallëzorët
hapësirën e lirisë kurrë mos vëni në peshore
historia është e juaja, ju jeni ADN’ja e kombit shqiptar.