>
LETERSISHQIP
Tyran Prizren Spahiu

Një Kafe Me Jetonin

Me yje bashkëbisedoj
Dashuri mirëkuptim shpehim
Krahëhapur më ndëgjojnë
Ngrohtësisht buzëqeshin.

Në bistro këmba e tavolinës e thyer
Jeta monotone është ndalur
Më ofron kafe dhe raki
Ngacmon befasinë time.

Ju o bukuroshe monstruoze
Më ndëgjoni ju lutem
Të ndajmë çastet magjike
Me kafen mistresën time.

...dhe kur ndëgjohet këndesi
Sopranoja madhështore e mëngjesit
Pas derës së kënaqësisë
Kafja e agimit na pret.

E zezë dhe e mistershme
Hap dyert e parajsës tokësore
Posi Inka fisi dhe malet Ande
Futet në imagjinatën e lashtësinë .

Në ajër ftesa qëndron
Lundëron melodia e përkryer
Aroma pandëprerë në hapësirë noton
Duke pritur godon e kafes- Jetonin...