>
LETERSISHQIP
Viktoria Xhako

Degë Molle...

Shkuan ditë e vite shkuan,
Më nuk vjen as lajm, as fjalë.
Ngulur un’ në prag të portës,
Pres të vish nga rrug’ e bardhë.

Atë rrugë mbulon dëbora,
Rrëmbyer shiu atë e lan,
Erë e ngrohtë e mbush me lule,
Dielli i nxehtë e rreshk, e than.

Këmbët rrënjë m’u futën tokës,
Edhe krahët m’u bënë degë,
Në pranverë kur të blerojnë,
Zogjtë e qiellit do ngrenë foletë.

Mollë e bardhë jam unë sot.
Buzë rrugës nga do vish ti.

Mallin tënd do pres në mote!

Do ta përqafoj me zjarr,
Si në udhëkryq atëherë,
Dhe me vete do ta marr,
Degë molle mbushur jetë.
E mërkurë 15 shkurt 2012 ora 08:00