Violeta Kadriu
Atdheu Im
Të shkruaj për të shtrenjtin e të bukurin Atdheun tim
më duhet ngjyrë nga shtatë ngjyra ylberi,
më duhet penë nga krahë e sqep shqiponje
e syçelësi e thellë marrë nga sy skifteri.
Atdheu im është vendi më i bekuar Perëndie,
është vend i trimërisë,urtësisë, nderit e besës,
vend me portë të hapur çdoherë karshi lirie,
trëndafil i kuq që i qeshet vesës.
Atdheu im peshon aq shumë rëndë,
stërmbushur në çdo skaj murana e lapidarë,
para të cilëve përulen shekujt trimërorë të kombit,
e na bëjnë krenarë se jemi shqiptarë.
Atdheu im shkëlqen nën rreze të arta Dielli,
me vargmale të larta martire, mbuluar me borë,
që me aq hijeshi rrethuar me hapërime shqiponjash qielli,
u rrinë dimërave idhnakë,si nuse me kurorë.
Atdheu im lahet në det, liqene, lumenj, ujëvara e prroje,
reflekton ylbere e nur hëne në çdo luginë, mal e shpat,
flet me gjuhë shqipe, si më e ëmbla mjaltë në hoje,
përkund panda djepa ilirë, në çdo qytet e fshat.
Për çdo verë arat e Atdheut tim gumëzhijnë nga "tëërr-tëërr” thëllanze,
ndër kopshtije me aromë,dredh belin zambaku e karanfili,
çdo nektar lule fushe puthet nga buzë blete e anëze,
teksa në degë të blirëve ia thotë me mall bilbili.
Në vjeshtë çdo gjeth që bie ka aromë pishe, lisi e dafine,
ka shushurimë e aromë qershie, kumbulle, molle, ftoi,
ka ngjyrë kuqaloshe e verdhoshe shege, portokalli e mandarine,
ka gurgullimë lumi kristal e freski ujë përroi.
Atdheut tim i vie erë mantelbardhë,
i vie erë dritëdije, libër e fletore,
ka jehonë kënge, çiftelie, violine, lahute për çdo ditë të bardhë,
e gaz e hare nxënësish, ulë në banka shkollore.
Atdheu im qëndron në këmbë mbi kulla e kala kreshnike,
ku ende ndihet gjama e krisma e martinave ndër frengji,
krenohet me burra, gra, djem e vasha fisnike,
që për të janë më të mirat poema, lirika e elegji.
Atdheu im ka notuar në pellgje të thella gjaku,
ka mbirë prej tyre e ruan lule bozhure në gji,
është vend ku për liri flijohet fëmija, i riu e plaku,
e s' duron perandorë, mbretër as krajli.
Atdheu im çdoherë do të frymojë i lirë,
ngre kështjella lirie çdo ditë kat më kat,
jo, Atdheu im kurrë s' duron pranga, zinxhirë,
që jem gjak, kockë e tru i Tij, oh, sa jem me fat!
Atdheu im kalit Pirro,Skënderbega,
lind me shpatë ngjitur krahut, si drangonj
e përkrenare lavdie mbi kokë,
Mic Sokola,Ismail Qemala,Azem,Shotë Galica e Hasan Prishtina,
që në luftë me armiq, çdo cep me gjak e barot lanë këtë tokë.
Atdheu im i lashtë rritë Kadri Kadria,
Adem Jashara,Zahir Pajazita,Ilir Konushevca,Afrim Maliqa,
Ali Ajeta,Afrim Zhitia,Edmond Hoxha,Fahri Fazlia,Isë Boletina,
që kurrë në këto troje mos t' shkelin "Millosheviqa”.
Atdheut tim të ndritur, oh sa mirë i rri Dyngjyrëshi,
ku Shqipja jonë krenare ka t' përjetshmen fole n' kuqëlim larë,
i rrinë bukur në çdo cep emrat nënë, baba, motër, vëlla,
por më së bukuri i rri emri " ATDHEU YNË SHQIPTAR"!

17 QERSHOR 2021 PODUJEVË,KOSOVË
Komente 0