Vladimir Muça
Kur Hapen Plazhet
Erdhi sivjet stinë e plazhëve,
Si dikur kabinat hapën dyert;
Mbi rërën e nxehtë shezlongët
Dhe afishet e reja të stinës.
Në stinën e re të plazhëve
Zëra të rinj kudo ndjehen,
Kabinave të vjetra me fibër
Fragmente puthjesh zgjohen.
Gjurmët e dikurshëme në rërë
Si palimpseste zjarri njohjesh,
Mbi to tani gjyshër, si aherë
Ecim të çiltër, të zjartë e joshës.
Si dikur kabinat hapën dyert;
Mbi rërën e nxehtë shezlongët
Dhe afishet e reja të stinës.
Në stinën e re të plazhëve
Zëra të rinj kudo ndjehen,
Kabinave të vjetra me fibër
Fragmente puthjesh zgjohen.
Gjurmët e dikurshëme në rërë
Si palimpseste zjarri njohjesh,
Mbi to tani gjyshër, si aherë
Ecim të çiltër, të zjartë e joshës.
Komente 0