Xhemil Bytyçi
Fantazma E Krimit
...Damarët të mbushur me gjak të zi
trutë me ëndrra tmerri
dhe përmbysje dhembjesh
plumba shpirtrash në gri
i ndiznin dhe i shtrinin fantazmat e krimit
mbi burra, gra e fëmijë
kreshtave tinëz hapnin zjarre
shtrigat vendore eksituari
i ndjekin fillet nëpër fijet e breznive
e stërgjyshërve të cilëve rrënjë u ishin thinjur
mbase, ishin mbyllur nën netët e zeza
muzgu na mashtronte ndërsa pamja fshihej
mes aventurave të dorëzanëve të pangopur
rrënjët u fundoseshin nëpër gropa humnere
gungat e dhembjes na ç’farosnin nga ato çaste
nga pisllëqet e zemrave kanosur
plumbat e vëllavrasësve
nga një trung kriminelësh kaq lirshëm
si emblematik në dasmë me kokarda të zeza
kishin shpërthyer ndër tokat tona
nga zërat e lodhur e të mbërthyer
nga zemrat e tjetërsuara, dhe injorantëve
mbetëm të indinjuar për gjakun e shprishur.

18. 07. 2008
Komente 0