Xhemil Bytyçi
Fije Kohe
Me fije kohe
melodi shpirti kompozonim,
nga shekujt e vajtimit e të gëzimit
në pentagram i thurnim nota njerëzimit
zërat i vendosnim me tinguj dhembjeje
nga psherëtimat dhe ëndrrat
nga gjelbërimet e maleve të nëmura
dëgjonim shushurima të thara
besoni, se aty dëgjojmë
cicërima zogjsh, zëra miklues
edhe nga qyqet e sotme
dhe nga sot,
mes tingujsh të ngulfatur
nga errësira e natës së mbrëmshme
kalonin shkurtabiqët nëpër labirinte shpellash
kur i shihnim na rridhnin lot
nëpër këtë tokë të përçarë
pas ngufatjes së zërit të qyqes
shkurtabiqët e ndëshkonin veten në mesnatë
kush … e kush!!! Dhe nga kush
shkurtabiqët ikën nëpër dritare kohe
me këmbë apo edhe me krah
drejt të pavërtetave që na i premtuan ata…
arritëm në kohë me fije drite
shikonim të befasuar
i pyesnim kalimtarët
si lindin zgjuarsitë e guximit
nga kohët e humbura
kundrejt pavdekësisë
ata të vërtetët
thurnin pëlhura shpresash
njerëzit e së vërtetës
vishnin petka jete të guximit
dritaret e gënjeshtrave kërkonin për ti thyer
aty ku të strukur jetonim
mes luleve të fatit të së keqes …
foshnjave dhe fëmijëve ua hapnin
duart e kryqëzuara drejt horizontit
drejt mesazheve pamore
me dashuri njerëzore …
sot, nesër…apo kurrë…
ata shkurtabiq nuk janë të gatshëm
të pranojnë guximin e të tjerëve
të thurur ndër vite para së vërtetës
një ditë miqtë tanë do të na kuptojnë
kur do të kenë nevojë
për tu zgjuar e për të mësuar
për paqe e dashuritë e fituara në këtë botë….
melodi shpirti kompozonim,
nga shekujt e vajtimit e të gëzimit
në pentagram i thurnim nota njerëzimit
zërat i vendosnim me tinguj dhembjeje
nga psherëtimat dhe ëndrrat
nga gjelbërimet e maleve të nëmura
dëgjonim shushurima të thara
besoni, se aty dëgjojmë
cicërima zogjsh, zëra miklues
edhe nga qyqet e sotme
dhe nga sot,
mes tingujsh të ngulfatur
nga errësira e natës së mbrëmshme
kalonin shkurtabiqët nëpër labirinte shpellash
kur i shihnim na rridhnin lot
nëpër këtë tokë të përçarë
pas ngufatjes së zërit të qyqes
shkurtabiqët e ndëshkonin veten në mesnatë
kush … e kush!!! Dhe nga kush
shkurtabiqët ikën nëpër dritare kohe
me këmbë apo edhe me krah
drejt të pavërtetave që na i premtuan ata…
arritëm në kohë me fije drite
shikonim të befasuar
i pyesnim kalimtarët
si lindin zgjuarsitë e guximit
nga kohët e humbura
kundrejt pavdekësisë
ata të vërtetët
thurnin pëlhura shpresash
njerëzit e së vërtetës
vishnin petka jete të guximit
dritaret e gënjeshtrave kërkonin për ti thyer
aty ku të strukur jetonim
mes luleve të fatit të së keqes …
foshnjave dhe fëmijëve ua hapnin
duart e kryqëzuara drejt horizontit
drejt mesazheve pamore
me dashuri njerëzore …
sot, nesër…apo kurrë…
ata shkurtabiq nuk janë të gatshëm
të pranojnë guximin e të tjerëve
të thurur ndër vite para së vërtetës
një ditë miqtë tanë do të na kuptojnë
kur do të kenë nevojë
për tu zgjuar e për të mësuar
për paqe e dashuritë e fituara në këtë botë….
22. 02. 2016
Komente 0