>
LETERSISHQIP
Xhemil Bytyçi

Natë Vetmie

Nga vetmia
këtë natë shpirti i molisur
para egos
i vetëm mbeta i tronditur
fillin e rrënjës kërkoja…
pas fërfëllizës së lotëve në vetmi
nuk munda të gjeja
shenjat e asgjësimit
duke u zgjuar nga gjumi
arrita të përvetësoja
një vetmi në këtë natë të re…
15.07.2018